Uncategorized

Pas Mevlanit një tjetër konkurrent refuzon Efin: Gjërat janë të mbyllura definitivisht

Pasi Mevlan Shaba i tha se nuk dëshiron ta vazhdojë më njohjen me të, një tjetër konkurren i Për’Puthen ka hequr dorë nga Efi.

Bëhet fjalë për Bledi Beqirin, i cili gjatë një përballje me konkurrenten i tha se gjërat mes tyre janë të mbyllura definitivisht.

Shkak për këtë deklaratë është bërë afrimiteti i Efit me një tjetër konkurrent, Samiun.

Gjithashtu edhe takimi që bëri Bledi me Lauretën duke refuzuar Efin ka shkatuar një krisje mes dyshes.

Biseda:

Efi: Ishe shumë i sigurt kur foli Mevlani për punën e Samiut. Mesa duket ke ardhur me tekste se po humbet fjalët. Distancimin, gjuhën tënde të trupit më shpjego.

Bledi: I ke pasur punët me mua dhe ke kërkuar hyrje të reja.

Efi: Nëse do ti kisha pasur punët në rregull, do isha deklaruar. Kam interes për ty, edhe çfarë? Kjo të bën ty më të mirë e më të keqe? Ti nuk i kërkon hyrjet e reja, por i takon. Të kam thënë se kam dyshime për diçka.

Bledi: Ti nuk më ke lejuar të afrohem.

Efi: Mos u justifiko me fjalët e mia. Qëndrimi që ke mbajtur me mua, ta kam lejuar por nuk ke dashur vetë.

Bledi: Ti ke thënë afrohu kur ka ndodhur situata me Mevlanin.

Efi: Dua të di, afrimiteti me Lauretën ka 2 rrugë, ose e bëre për inatin tim ose fokusin e ke humbur? Mua nuk më pëlqejnë meshkujt që tërhiqen me vështirësinë e parë.

Bledi: Përderisa Mikela del në prapaskenë dhe thotë për Samiun “kunati”.

Efi: Është shoku i Erionit, ç’lidhje ka me mua.

Bledi: Përderisa Samiu thotë jam 99.99% i sigurt për ty, nuk e ka pas sigurinë kot.

Efi: Samiu është vetëm një justifikim që të iku fokusi.

Bledi: Prej kur ka ardhur Samiu, gjërat janë të mbyllura definitivisht.

Kujtojmë se Bledi ka pasur shumë takime me Efin, të cilës i ka dedikuar edhe një këngë, të cilën tha se do ta publikojë vetëm në rast se kjo e fundit do të deklarohet për të.