Uncategorized

E mbani mend Jasminën e Përputhen? Kapet në krahët e këngëtarit të njohur shqiptar, çfarë po ndodhë mes tyre? (foto)

Jasmin Kadriu është ish konkurrentja e programit të dashurisë “Për’puthen”, e cila morri vëmendje për marrëdhënien me ish konkurrentin nga Kosova, Andi Artanin, gjatë edicionit të dytë.

Edhe pse është tërhequr dhe për disa muaj nuk ka qenë e përfolur, së fundi ajo është parë në krahët e këngëtarit shqiptar.

Ajo është parë në krahët e këngëtarit të njohur shqiptar, Ardian Bujupi. Bujupi ka publikuar një video ku shihet së bashku me Jasminën, teksa janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kështu kanë bërë që ndjekësit të mendojnë se mos ka lindur diçka mes tyre. “U tranova”, ka shkruar këngëtari ku edhe e ka etiketuar ish konkurrenten.

Nuk dihet nëse dyshja janë duke bashkëpunuar për ndonjë projekt së bashku apo mes tyre vërtetë po ndodhë diçka. Mbetet për t’u parë.

Edhe pse ka një vit e ca kohë që ka mbaruar aventura e Jasminës në Përputhen, ajo vazhdon të tërheq vëmendjen e mediave rozë.