Uncategorized

A ka pasur pëlqim për Donaldin? Beniada tregohet e sinqertë dhe jep përgjigjen e bukur

Modelja Beniada Nishani iu është përgjigjur sot të gjithëve atyre që dyshojnë se mes saj dhe aktorit Donald Veshaj kishte një pëlqim më shumë sesa shoqëror.

E ftuar në ‘E diell’, Beniada tha se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndjenjë më shumë sesa shoqërore, madje ajo u shpreh se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllain e saj të vogël.

“Po të më kishte pëlqyer Donaldi un ë nuk do kisha pasur asnjë problem për ta treguar. Unë nuk e njihja fare atë nga jashtë,

por në qoftë se do e kisha pëlqyer do t’ia kisha thënë se unë nuk e kam atë frikën. Unë kam folur gjithmonë mirë për Donaldinse kisha një simpati në anën njerëzore, e shikoja si vëllain tim të vogël.

Unë nuk e njihja as personin që ai kishte një lidhje jashtë, unë mund të isha futur pa problem në mes por nuk kisha një ndjenjë për të. “, u shpreh Beinada.

Kujtojmë se Beniadën do e shohim si pjesë e moderimit të dy emisioneve në Top Channel, te “Procesi Sportiv” dhe me një rubrikë të sajën në e “E diell”.