Uncategorized

Monika rrëfen prapaskenat: “Kam ndihmuar produksionin për të mos i prishur vlerat”

Një nga momentet më të komentuara televizive, kanë qenë dhe fustanet që mori dhuratë Monika Lubonja. Dhe pikërisht në këtë temë është ndalur vetë aktorja në emisionin “Glamour Zone”.

Mes të tjerash, aktorja e njohur zbuloi të tjera detaje. Madje u shpreh se ato fustane i pa me mospërfillje, por nuk e tregoi veten për të mos i prishur qejfin produksionit.

Ester Bylyku: “U dallua nga fytyra jote në atë moment që ty nuk të pëlqeu ajo si surprizë. Pse nuk e the që në atë moment? Pse nuk reagove publikisht, por heshte?”

Monika Lubonja: “Një ditë përpara po bënim shaka me Donaldin për veshje. Dhe ditën tjetër, kur i pash aty, i pash me një mospërfillje”.

“Por mos harroni që unë jam një njeri që e njoh televizionin, jam një njeri publik, dhe unë shumë herë kam dashur ta ndihmoj produksionin, pa e ditur ata, në mënyrën time të kulturuar, duke mos bërë skena në mes të publikut”.

Eshtë e vërtetë që Monika Lubonja gjithmonë ka treguar shumë klas në mbrëmjet ‘prime’, duke mos u ankuar kurrë. Ajo ka qenë mjaft e qetë dhe ka ruajtur ritmin njësoj gjatë 4 muajve.