Uncategorized

Donaldit i ndodh e papritura në koncert në Prishtinë, fansat nuk e “lënë” të…

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Donald Veshaj ende nuk është prononcuar në mediat rozë për të dhënë asnjë intervistë.

Por, në rrjetet e tij socilale e kemi parë shpesh aktiv teksa ndan me ndjekësit foto dhe video nga përdishmëria dhe udhëtimet e shumta që po bën këto kohë.

Ditën e djeshme, ai së bashku me Romeo Veshaj dhe Elgit Dodën udhëtuan drejt Prishtinës, pasi ky i fundit kishte koncertin e tij të radhës.

Nga pamjet e publikuar në Instastory Elgiti ka ngjitur në skenë edhe Donaldin, duke ndërprerë kështu performancën e tij.

Edhe nga pamjet në fjalë duket se të gjithë të pranishmit po e duartrokisnin dhe brohorisnin emrin e Donaldit. Aktori u shfaq mjaft i lumtur teksa buzëqeshte para tyre dhe në fund i falenderoi.

Kjo nuk është hera e parë që Donaldi pritet aq ngrohtë nga vajzat dhe djemtë në Kosovë, pasi ditë më parë në një takim në njërën nga qendrat tregtare të zonës një numër i konsiderueshëm fansash kishin ardhur për ta takuar nga afër.