Uncategorized

Donaldi dhe Triksa na paskan “mashtruar” se gjasme janë ndarë? Ja shenja që dhanë sot që tregon se janë bashkë (foto)

Donaldi dhe Beatrix duket se po japin sinjalizimet e tyre për lidhjen e dashurisë që u duk sikur stopoi pas Big Brother Vip.

Ka qenë Veshaj ai i cili ka publikuar një palë syze dielli me skelet të bardhë pak minuta më parë, shoqëruar me mbishkrimin: “Këto janë syze për goca mëduket”.

Deri këtu pati vend për aludime, por na mbetej të prisnim se cilën prej vajzave të përfolura për këtë histori, do e shihnim me këto syze.

Pas këtij postimi ka ardhur dhe një video nga Beatrix, e cila provon modele të ndryshme syzesh, të ngjashme me ato që ka vendosur Donald. “Nuk më mungojnë asnjëherë një palë të tilla”, ka shkruar ajo.

Mos vallë e gjithë ajo që ndodhi me dyshen pas mbarimit të BBV ka qenë e planifikuar prej tyre dhe ndërkohë ata po shijojnë më së miri lidhjen?

Postimi sotëm nga të dy tregon se janë bashkë, që mund të kenë lënë pas mëritë dhe janë pajtuar tani, që mund të kenë gjithë kohën bashkë por vetëm tani po e pranojnë…