• August 1, 2021
 6 arsye që t’u hapësh derën kafshëve



Të mbash një kafshë në shtëpi ka shumë efekte pozitive, aq sa mund t’ju ndryshojë jetën dhe mënyrën se si i shihni gjërat. Menjëherë afeksionoheni dhe ju kthehen në shokë të ngushtë. Ja disa arsye pse duhet të mbani kafshë në shtëpi:

1. Mund të krijoni lidhje të reja. Nëse jeni shëtitje apo takoheni me një person rastësisht, dashuria që keni për kafshën tuaj mund të jetë një temë tepër interesante për të folur. Mundësitë që të jeni të dy persona që i pëlqejnë kafshët janë shumë të mëdha, por edhe nëse ndodh e kundërta ju gjithsesi mund të krijoni njohje të reja nga miku juaj leshator.

2. Ju ndihmojnë me gjendjen shëndetësore. Qoftë një shëtitje me qenin tuaj apo disa lojëra argëtuese me të, mund të kthehen në stërvitje dhe aktivitet fizik, që është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.

3. Ju ndryshojnë gjendjen shpirtërore. Të gjithë kemi ato ditët e këqija që nuk duam të ngrihemi nga krevati. Por kush më shumë se një kafshë mund t’ju ndihmojë që të ndryshoni gjendjen tuaj? Pak lojëra dhe afeksion nga ai dhe çdo gjë është në rregull.

4. Ndoshta nuk flasin, por dëgjojnë dhe kuptojnë çdo gjë. Normalisht kafshët nuk e flasin gjuhën tonë, por kuptojnë shumë mirë çdo nevojë dhe gjendjen tonë emocionale.

5. Ato e ndjejnë kur kanë pranë dikë me sëmundje serioze. Një gjë që njerëzit nuk dinë për kafshët është pikërisht ky fakt. Sidomos qentë arrijnë të ndjejnë kancerin, disa të tjerë janë mësuar të dallojnë shenjat e sëmundjes së Parkinsonit, diabetit, krizave epileptike etj.

6. Ato na japin dashuri pa kushte. Një e mirë tjetër e të pasurit një kafshë, është të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh dikë që të pret plot dashuri dhe gëzim. Gjithmonë do të kesh një shok dhe një mbështetje kur të kesh nevojë.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us