• July 24, 2021
 Zogoviç mban në lojë Vllazninë, kërkohet një tjetër mrekulli në Shkodër – SuperSport


Bojan Zogovic mban gjallë shpresat e Vllaznisë për kualifikim. Gardiani malazez bëri disa pritje vendimtare dhe ndihmoi shkodranët që të dalin me një humbje minimale 1-0 në transfertën ndaj qipriotëve të AEL Limassolit, rezultat ky që lë të hapur çështjen e kualifikimit.

Shkodranët e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte dhe u shfaqën disi më mirë se kundërshtari në 25 minutat e parë, teksa i shkuan pranë edhe golit me një goditje nga distanca të Jonuzit në minutën e 19’, që përfundoi jashtë kuadratit dhe një tentativë me kokë të Djurdjeviç, që u prit nga portieri vendas.

Më pas ishte AEL-i që rriti ndjeshëm performancën dhe zhvendosi lojën në gjysmëfushën kuqeblu, duke i shkuar disa herë pranë golit, por malazezi Zogoviç ishte në një formë të shkëlqyer dhe shpëtoi disa herë portën e shkodranëve.

Megjithatë gardiani kuqeblu nuk mundi të bëjë asgjë në minutën e dytë shtesë, kur serbi Scepovic i shpëtoi mbulimit të Imamit dhe lëshoi një goditje të fortë, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën qipriote.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0, ndërsa edhe në 45-minutëshin e dytë vendasit u shfaqën rrezikshëm, duke i shkuar pranë golit në minutën e 57’ me Santos, por Zogovic bën një tjetër grushtim të bukur, duke dërguar topin në këndore.

Trajneri Brdariç freskon sulmin, duke hedhur në fushë dyshen Latifi-Dilaver në vendin e Jonuzit dhe Çobës, por pavarësisht disa sulmeve sporadike, shkodranët nuk arrijnë të shkojnë rrezikshëm në portën e qipriotëve.

Shumë më të qartë këta të fundit në manovrën sulmuese, teksa në minutën e 78’ i afrohen ndjeshëm golit, por në tentativën e parë ishte Zogovic që bëri një tjetër grushtim spektakolar dhe pas ekzekutimit të këndores, gjuajtja e vendasve u ndal nga Adili teksa po i drejtohej rrjetës.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, 1-0 në favor të qipriotëve, teksa kualifikimi mbetet plotësisht i hapur për t’u vendosur një javë më vonë në “Loro Boriçi”, aty ku shkodranët do të kërkojnë një tjetër përmbysje të bujshme ashtu si ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg.









Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us