• July 30, 2021
 Zbulohen 30 viruse të panjohura/ Ishin “fshehur” në akullnajat kineze! 


Një grup shkencëtarësh zbuluan me dhjetëra viruse të ngrira në dy kampione akullit të marra nga rrafshnalta tibetjane në Kinë, dhe shumica prej tyre janë krejtësisht të panjohura- diçka që askush nuk i ka parë deri më sot.

Rezultatet e studimit të botuar në revistën Microbiome, i referuar asaj çfarë u gjet në copat e akullit të marra në 2015-tën e që thuhet se kanë nisur të ngrijnë të paktën 14,400 vjet më parë. Këto akullnaja u formuan gradualisht, e bashkë me pluhurin dhe gazet, atu u depozituan edhe viruse”, shpjegoi autori kryesor i, Zhi-Ping Zhong, kërkues i Universitetit Byrd Polar të Ohios.

“Akullnajat në Kinën Perëndimore nuk janë të studiuara mirë, dhe qëllimi ynë është ta përdorim atë informacion për të zbuluar më shumë mbi të shkuarën mjedisore, pjesë e së cilës janë edhe viruset”, shtoi ai. Kur shkencëtarët analizuan akullin, ata zbuluan aty kodet genetike të 33 viruseve. Vetëm katër prej tyre ishin pjesë e familjeve tipike të viruseve.

Të gjithë të tjerat ishin krejtësisht të rinj e të paidentifikuar kurrë më parë. Grupi thotë se nuk beson qe këto viruse mund të kenë origjinë nga kafshët apo nga njeriu, dhe se arsyeja e vetme e mbijetesës së tyre ka qenë akulli, sepse duket janë të aftë të mbijetojnë në kushte të tilla ekstreme.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us