• July 30, 2021
 Wijnaldum: Te PSG për të fituar, kam ardhur në një klub të madh!



Georginho Wijnaldum nis zyrtarisht aventurën te Paris Saint Germain. Mesfushori holandez i cili la Liverpoolin për t’u transferuar te skuadra franceze u prezantua si lojtari më i ri i Paris Saint Germain duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë etapë të re në karrierën e tij.

“Një ndjesi e fortë, pasi jam pjesë e një klubi të madh, që është i mbushur me lojtarë të shkëlqyer. Parisi është një qytet i bukur, me një tifozeri të jashtëzakonshme. E di mirë, pasi kam luajtur kundër PSG në ‘Parc des Princes’. Kjo është një ditë e shkëlqyer për mua dhe familjen time, pasi po nisim një aventurë të re. E kam treguar në klubet ku kam luajtur që jam një futbollist që dëshiron të fitojë. Dua të përmirësohem dhe të mësoj nga shokët e trajnerët, është pjesë e mentalitetit tim. Synoj të sjell këtë mentalitet tek ekipi dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt“, përfundoi Wijnaldum.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us