• July 30, 2021
 Weinstein deklarohet i pafajshëm për akuzat në Kaliforni



Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për përdhunim dhe sulme seksuale, teksa u paraqit para një gjykate në Llos Angjelles të Kalifornisë.

Ai udhëtoi atje nga Nju Jorku, ku është duke vuajtur dënimin me 23 vjet burgim për krime të ngjashme.

Në Kaliforni, Weinstein, 69 vjeç, përballet me 11 akuza për sulme seksuale.

Ai tha se është i pafajshëm dhe se çdo aktivitet seksual ishte konsensual.

Incidentet me pesë gra thuhet se kanë ndodhur në hotele në Beverlli Hills dhe Llos Angjelles, në periudhën 2004-2013.

Nëse dënohet, Weinstein mund të përballet me dënim maksimal prej 140 vjetësh burg.

Ai është duke apeluar vendimin e vitit të kaluar në Nju Jork.

Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të keqe seksuale.

Pretendimet e raportuara në vitin 2017 kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar njerëz në të gjithë botën që t’i ndajnë përvojat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.

Weinstein ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili ka fituar çmimin Oskar për fotografinë më të mirë në vitin 1999./REL





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us