• July 24, 2021
 Vedat Ademi surprizon fansat, po rikthehet me një koncert recital


Vedat Ademi ishte i ftuari i radhës në “Pushime On Top” ku dhe tregoi se së shpejti do të mbajë një koncert recital. Ama, kjo nuk është surpriza e vetme nga këngëtari.

“Dua që të bëj një koncert recital. Përveçse një recital dua të bëj dhe diçka tjetër që ndoshta do jetë pak më e madhe sesa aq, që ka të bëjë me mua, me karrierën time ndoshta dhe me jetën time në muzikë. Do të përfshijë sigurisht edhe familjen time e gjithë gjërat që unë kam kaluar në muzikë.
Shpresoj që koncerti recital të realizohet. Janë shumë njerëz që vazhdimisht më shkruajnë dhe duan diçka nga unë. Edhe mua personalisht më mungon shumë publiku i Tiranës”, tha Vedati.

Ndër të tjera, ai po sjell edhe një bashkëpunim me një artiste të re.

“Është një bashkëpunim që po punoj unë me një vajzë të re dhe të talentuar, Redina Trieshi. Ka zë të veçantë. Është këngë verore, e kësaj natyre pak a shumë që kam nxjerr deri tani”, theksoi Vedati.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us