• July 24, 2021
 UNESCO kërkoi ndalimin e punimeve në Gjirokastër/ Rama në terren për inspektim, Margariti: Muri që u bë mediatik, s’ka vlerë historike!


Kryeministri Rama, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti panë nga afër punimet në sheshin Çerçizi Topulli, në Gjirokastër.

Transformimi përfshin një parking nëntokësor, që sipas Ramës, “do t’i japë cilësi tjetër zonës historike dhe do të çlirojë zemrën e qytetit nga amullia e makinave të parkuara kuturu”.

Por ndërkohë që një ditë më parë, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s bëri thirrje që të ndërpriten të gjitha punimet në Bypass-in e Gjirokastrës,  ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka deklaruar se muri atje nuk ka vlerë historike.

Ministrja Margariti tha se ndërtimi u studiua dhe arkeologët dolën në përfundimin që nuk ka asnjë vlerë historike.

“Ky është edhe muri që krijoi edhe në aspektin mediatik debat por që tashmë është studiuar gjërësisht. Është i njëjti mur që gjejmë në pjesën e pasme dhe ka treguar se nuk ka vlera historike. Megjithatë është dokumentuar si pjesë e historikut të të gjithë sheshit,”-tha ajo.

 


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us