• July 23, 2021
 U tha se u doli në mbrojtje dy shqiptarëve nga Kosova që u kapën me 225 km/orë, REAGON Leonora Jakupi: “Ta keni parasysh …”


Ditën e sotme u tha se këngëtarja Leonora Jakupi u ka dalë në mbrojtje dy shqiptarëve të Kosovës, të cilët u kapën nga radarët e policisë në aksin Fier-Vlorë, me shpejtësi të frikshme prej 225 km në orë, teksa drejtonin mjetet e tyre luksoze ‘Lamborghini’ dhe ‘BMW.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja shkruante kështu:

“Ç’keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj,” shkruan ajo në Instagram. “A mos jemi ne më të mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brumë i njëjtë? Lërini njerëzit, le të kënaqen në vendin e vet. Tek e fundit, secili paguan për gabimin e vet. Gëzuar Diasporë!”

Mirëpo pas bujës së lajmit se Leonora u doli në mbrojtje dy shqiptarëve të Kosovës, reagon vetë këngëtarja nëpërmjet një instastory ku shpjegon se nuk kishte të bënte me këtë rast.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us