• July 24, 2021
 U tall me holokaustin 23 vite më parë, shkarkohet drejtori i ceremonisë hapëse të Olimpiadës



Komiteti organizues i Lojërave Olimpike të Tokios ka shkarkuar nga detyra drejtorin e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës për shkak të një shakaje të papranueshme që ai ka bërë për holokaustin gjatë një shfaqjeje komike të vitit 1998. Kryetari i komitetit organizues, Seiko Hashimoto, tha në prag të ceremonisë së hapjes se drejtori Kentaro Kobayashi u largua pasi akuzohet se ka përdorur fjalë të papërshtatshme në shfaqjen e tij, duke përfshirë frazën “Le të luajmë Holokaustin”.

“Ne zbuluam se Z. Kobayashi, në interpretimin e tij, përdori një frazë për të përqeshur një tragjedi historike,” – tha Hashimoto. – “Ne kërkojmë ndjesë për shkaktimin e një problemi të tillë serioz një ditë para ceremonisë së hapjes dhe për problemet e shqetësimet që u kemi shkaktuar palëve të përfshira.”

Ceremonia e hapjes së Lojërave, të shtyra një vit nga pandemia, është planifikuar të zhvillohet këtë të premte, pa spektatorë, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të Koronavirusit, megjithatë do të jenë të pranishëm disa zyrtarë dhe pjesëtarë të medies.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us