• July 30, 2021
 Tre gjëra që duhet t’i dini në lidhje me variantin Delta


Meqenëse, varianti Delta ka përfshirë një numër të konsiderueshëm të rasteve në mbarë botën, më poshtë gjeni tre gjëra që duhet t’i dini në lidhje me këtë variant.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

-Është më transmetues dhe vështirë për të luftuar

Kjo do të thotë se mund të jetë shumë e vështirë për antitrupat ekzistues, qoftë nga infeksioni i mëparshëm apo vaksinimi, të lidhen fort me virusin dhe të neutralizojnë infeksionin e ri shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, medikamentet e rekomanduara për trajtimin e virusit mund të jenë më pak efektive në luftimin e këtij varianti.

-Marrja e dy dozave është esenciale

Hulumtimet sugjerojnë se personat e vaksinuar plotësisht nuk janë aq të mbrojtur kundër variantit Delta.Konkretisht, raportet e fundit tregojnë se pas marrjes së dy dozave të vaksinës Pfizer dhe AstraZeneca, personat fitojnë 88 dhe 66 përqind mbrojtje ndaj virusit.

Sidoqoftë, një dozë e vetme e secilës vaksinës ishte vetëm 33% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga varianti Delta.

-Varianti Delta target të rinjët

Mosha 12-20 vjeçare është target grupi për variantin Delta.Por, falë vaksinës anti covid të Pfizer, e cila është e përshtatshme për moshat 12-15 vjeç, kjo grupmoshë mund të mbrohet.

Mirëpo, padyshim se një pjesë e popullatës janë të pavaksinuar, konkretisht fëmijët nën moshën 12-vjeçare.Në muajt në vazhdim pritet që të autorizohen për përdorim vaksinat të cilat janë të sigurta dhe kanë efikasitet për këtë grupmoshë.

Si përfundim, mënyra e vetme për të luftuar variantin Delta është përmes vaksinimit.Marrja e dy dozave të vaksinës do t’ju ndihmojë në mbrojtjen kundër këtij virusi./GazetaShneta/



burimi i lajmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us