• July 28, 2021
 Tiranë/ Makina e drejtuar nga polici përplaset me biçikletën, plagoset 55-vjeçari


Një automjet që drejtohej nga një punonjës policie është përplasur sot me një biçikletë, në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”. Polici me iniciale P.N ka goditur 55-vjeçarin me iniciale A.G. që po lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us