• July 30, 2021
 “Tash kishe po i shpërndaj popullit karamele, lej foret o burrë” – Mustafa i kërkon Kurtit ta shkarkojë Durmishin


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, po i kërkon Kryeministrit Albin Kurti, ta shkarkojë nga detyra zëvendësministrin Hysen Durmishi.





Mustafa ka shkruar në Facebook se derisa ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në koordinim me policinë dhe prokurorinë ‘ua kishte prishur strofullogun’ disa personave, të cilët i quan kriminelë.

“Kur pas shumë muajsh pune e koordinimi me policinë dhe prokurorinë ua pata prishë strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues, të njëjtit kërkonin dorëheqjen time err e terr. Në fakt, ende edhe sot komplotojnë kundër meje me rrena e shpifje”, ka shkruar ai.

Mustafa thotë se zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Industrisë, Hysen Durmishi, e ka pranuar se ka tentuar të vjedhë përmes kontratës për tiketat ngjitëse për vetura.

“Sot, një zëvendësministër e pranoi që ka planifikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike por e morri vesh krejt Kosova dhe e pezulloi kontratën. Mandej, për ngut, kishe po i shpërndaj popullit karramela. Lej foret, burrë!”, ka shkruar Mustafa.

Ai i ka bërë thirrje Kryeministri Albin Kurti që ta shkarkojë nga detyra zëvendësministrin Durmishi dhe të fillojnë hetimet nga Prokuroria.

“Kryeministër, sot kërkoja dorëheqjen ose shkarkoje dhe nesër kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet”, ka shkruar Mustafa.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us