• July 28, 2021
 Rrëmbimi nuk iu funksionoi, e qëlluan! Sulmuan në grup një person, arrestohet pas një viti 29-vjeçari


I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është vënë nën prangat e policisë 29-vjeçari Emiljano Selmanaj.

29-vjeçari dyshohet si bashkautor në ngjarjen e ndodhur në 17.08.2020, në Patos, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S.

Si ndodhi ngjarja?

Në afërsi të stadiumit në Patos, pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, si rezultat i veprimeve hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një tjetër personi të dyshuar si bashkautor, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 29 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us