• July 30, 2021
 Pas barazimit me Feyenordin, Nuhiu: Përgëzoj lojtarët për angazhim, jam i kënaqur me rezultatin


Falë një paraqitje të shkëlqyeshme, Drita ka arritur që ta nxjerrë një barazim nga përballja me gjigantin holandez, Feyenoordin.

Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiu, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij sonte.

“E kemi analizuar shumë kundërshtarin dhe e kemi pasur parasysh se do të kemi punë me një skuadër shumë të fortë. Përgëzoj lojtarët për angazhim dhe jam i kënaqur me rezultatin. Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për të treguar një paraqitje të mirë” – është shprehur Nuhiu.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us