• July 30, 2021
 Paraqitje e jashtëzakonshme e Dritës, “bardhekaltërit” fascinojnë me paraqitje ndaj Feyenoordit


Drita nuk “thyhet” dot nga Feyenoordi dhe merr një barazim me shumë vlerë ndaj gjigantit holandez.

“Intelektualët” zhvilluan një ndeshje fantastike ndaj skuadrës së madhe holandeze, duke luajtur pa gola 0 me 0.

Ishte një ndeshje pa shumë raste shënimi dhe që u karakterizua me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat.

Feyenoordi kishte dominimin në posedim të topit si dhe dy raste shumë të mira për gol, por që futbollistët e Dritës arriten që në përpikmëri t’i kryejnë detyrat e tyre në fushë.

Ky rezultat është një sukses i madh për skuadrën tonë, aq më shumë kur dihet “pesha” e madhe që ka kundërshtari.

Nedshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme në Holandë.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us