• July 30, 2021
 Ortopedit Sllamniku iu caktua 30 ditë arrest shtëpiak, avokati thotë se mjeku kishte të drejt të kërkonte para


Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar ortopedit Sabit Sllamniku 30 ditë arrest shtëpiak, jo paraburgim.

Kështu ka sqaruar për Gazetën Shneta avokati i mjekut Avni Leci në një deklaratë të dërguar përmes email adreses.

Më poshtë gjeni sqarimin e plotë:

REAGIM

Me datën 14.07.2021, portali juaj ka publikuar lajm të pavërtetë se kinëse ” Gjykata lë në burg për 30 ditë, ja sa para ia mori ryshfet pacientit”.

Provë: Lajmi i botuar nga Gazeta Shneta, me datën 14.07.2021.

Dr. Sabit Sllamniku, nuk i është caktuar masa e paraburgimit – burgimit i cilësuar nga ana juaj për 30 ditë, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, por sipas aktvendimit të marrë nga kjo Gjykatë me numër PPRKR.nr.452/21 të datës 14.07.2021, i është caktuar masa e sigurisë së arrestit shtëpiak.

Provë: Aktvendimi me numër PPRKR.nr.452/21 i datës 14.07.2021.

Dr. Sabit Sllamniku, nuk ka marrë ryshfet nga askush, e që tani veçse ky fakt është vërtetuar edhe me transmetimin e emisionit të bërë nga Kallxo.com me datën 15.07.2021, ku në këtë emision vetë i cilësuari si i dëmtuar deklaron se doktori – eksperti ka kërkuar që t’i bëhet pagesa e ekspertizës mjekësore, e cila kërkesë e doktorit në fjalë është legjitime konform nenit 63 të ligjit për konfliktet administrative dhe nenit 451 të ligjit të procedurës kontestimore.

Publikimi i këtij lajmi të rrejshëm së bashku me lajmet vijuese të publikuara vazhdimisht nga ana juaj, në këtë portal, ka pasë për qëllim shpifjen dhe fyerjen ndaj të njëjtit. Ashtu që, kërkojmë nga ana juaj të bëhet kërkim falja publike, duke përgënjeshtruar lajmin tuaj të botuar me datën 14.07.2021.

Av. Avni Leci



burimi i lajmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us