• July 24, 2021
 Ndodhet në burg por poston foto në pishinë, çfarë po ndodh me Fjolla Morinën?


Disa ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina u arrestua, pasi është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’.

Gjykata e Prishtinës, një ditë më parë, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, meqë këngëtarja kërkohet nga autoritetet në vendin tonë, raporton Telegrafi.

Por, Fjolla postoi një foto me bikini në pishinë, teksa mban në krah vajzën e saj të vogël, Alayah.
Edhe gjatë periudhës që ka qenë në arrati, këngëtarja ka bërë udhëtime të shumta si Dubai dhe Maldive.

Në destinacionin e fundit, këngëtarja i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me biznesmenin, Fisnik Syla.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us