• July 23, 2021
 Ndeshja e fundit në grupe për Kosovën



Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve sonte do të ketë ndeshjen e fundit në grupe.

Dardanët e rinj do të ballafaqohen me Sllovakinë, në takimin që zhvillohet nga ora 18:00. Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy humbje, ndërsa Bjellorusia dhe Hungaria nga dy fitore.

Sonte janë takimet e fundit në grupe, ku si Kosova, ashtu edhe Sllovakia do të synojnë fitoren e parë në FIBA European Challengers, që po zhvillohet në Hungari nga 20 deri më 25 Korrik.

Ndeshja transmetohet në YouTube dhe faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us