• July 30, 2021
 Miratohet Ligji për heqjen e homologimit për automjete


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Automjete që heq homologimin për mjetet rrugore të reja dhe të përdorura.





Përkrahje këtij ndryshimi i dhanë 75 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa u miratuan edhe dy amendamente nga komisioni funksional.

Në parim ky projektligj është miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, deputetët miratuan në parim edhe Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, për të cilin gjatë ditës nuk kishte kuorum.

Se nuk do të ketë homologim e kanë bërë të ditur edhe deputetët e Vetëvedosjes.

“Nga sot nuk do të ketë më monopol për homologimin e automjeteve!“, ka shkruar deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani.

E një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe deputeti Fitim Ukaj.

“Fund homologimit! S’ka më monopole!Çka ishte premtim në kohë fushate, bëhet realitet në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje!“, ka thënë ai.
“Heqja e homologimit“, ka shkruar edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ndryshe deri më tani secili qytetarë që ka importuar veturë nga ndonjë vend tjetër në Kosovë, është dashur të paguaj hiq më pakë se 125 euro në emër të homologimit kompanisë Eurolab.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us