• August 1, 2021
 Me 215 km/h! Fation Kuqari nuk pyeti për rregulla, policia i çon gjobën “në shtëpi”! (FOTO)


Nuk ka arritur që t’i shpëtojë ndëshkimit nga policia, Fation Kuqari, një nga të rinjtë dalë nga reality show “Përputhen”, i cili ka sfiduar së fundmi ligjin duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë.

I riu nga Fieri i cili ka një popullaritet të madh në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video në Instastory duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi. Së fundmi Abcnews.al, mëson se Kuqari është gjobitur me një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj.

Gjoba ndaj Kuqarit,vjen në një kohë kur policia vijon aksionet për ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe sensibilizimin e të rinjve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us