• August 1, 2021
 Lëkundët Greqia, dy tërmete 4,5 Rihter brenda një minute



Dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme të madhësisë 4,5 të shkallës Rihter kanë goditur ishullin grek, Nisyros, që ndodhet në jug-lindje të vendit.

Dy tërmetet janë regjistruar me një minutë diferencë në orën 17:15 të pasdites së sot.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë kishte epiqendrën 24 km në jug-perëndim të Nisyros me një thellësi prej 10 km.

Tërmeti i dytë u përqendrua 22 km në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi fokale prej 7.7 km.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us