• July 24, 2021
 Kthehet në kohë Ramush Haradinaj, kujton momentin kur u ftua në Hagë



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përkujtoi 11 vjetorin, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi legjitimoi të drejtën e Kosovës për shtet.

Vendimin e GJND-së, Haradinaj e cilësoi si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.

Krahas këtij përvjetori, Haradinja kujtoi edhe kohën kur u ftua në Hagë.

“Ishte rastësi se në procesin tim të dytë gjyqësor në Hagë, u ftova vetëm një ditë para këtij vendimi. Por, kur u ftova prapë në Hagë me 2019, disa ditë para përvjetorit të verdiktit të GJND-së, Kosova ishte më e fortë se kurrë. E pavarur, sovrane, me ushtri të vetën dhe me tarifë 100% ndaj mallërave të Serbisë, e cila në mënyrë agresive po lobonte për të përmbysur të arriturat tona”, shkroi Haradinaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kosova e 17 shkurtit, në tërësinë e saj të plotë territoriale dhe rregullimin e brendshëm unitar është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon!

Njëmbëdhjetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Mendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.

Ishte rastësi se në procesin tim të dytë gjyqësor në Hagë, u ftova vetëm një ditë para këtij vendimi. Por, kur u ftova prapë në Hagë me 2019, disa ditë para përvjetorit të verdiktit të GJND-së, Kosova ishte më e fortë se kurrë. E pavarur, sovrane, me ushtri të vetën dhe me tarifë 100% ndaj mallërave të Serbisë, e cila në mënyrë agresive po lobonte për të përmbysur të arriturat tona.

Ne aspirojmë në rrugën euro-atlantike. Me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë në krah, po rrugëtojmë drejt NATO-së dhe BE-së. Kemi punuar shumë, por duhet të vazhdojmë edhe më tutje, të qasemi me kujdes dhe vendosmëri, në detyrat që kemi përpara, deri në realizimin e qëllimet tona.

RH





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us