• July 23, 2021
 Kessie në Olimpiadë, ronovimi është kthyer në “thriller”



Shumë zhurmë për asgjë, të paktën për momentin. Rinovimi i Franck Kessie-t është shndërruar në “thriller”. Ndërkohë që lojtari është i përqendruar në impenjimin në Olimpiadë, në Milano ka shqetësim për kontratën që i skadon pas 11 muajsh. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë në mbyllje të një sezoni të shkëlqyer kërkon një rritje të rëndësishme të pagës dhe në selinë e Milanit duan ta kënaqin sa më shumë të jetë e mundur.

Tani Franck fiton 2.2 milionë euro neto në sezon dhe pret që të arrijë në kuotën 6 milionë euro. Gjithsesi, sipas zërave të fundit të medieve pranë Milanit, oferta e kuqezinjve është jo më e lartë se ajo që i është propozuar turkut Calhanoglu (më pas iku tek Inter), diçka më shumë se 4 milionë euro në sezon, edhe pse ky është një lajm që nuk gjen konfirmim nga brenda klubit.

Te Milani kërkojnë të ruajnë një situatë të qetë, pa u lënë hapësirë polemikave, e megjithatë koha shtrëngon dhe një takim me përfaqësuesit e Kessie-t është i paevitueshëm. “Presidenti”, siç u pëlqen ta quajnë mesfushorin, ka admirues, sidomos në Premier League, flitet për Liverpoolin, por nuk janë vetëm të kuqtë në ndjekje të tij. Gjithsesi, askush nuk mund të thotë me bindje se Kessie ka dëshirë të bëjë gati valixhet, natyrisht nëse do të ishte prezent në këtë moment delikat do të ishte më mirë për të gjithë, edhe pse Maldini dhe Masarra po punojnë për të mbyllur gjithçka sapo të rikthehet nga Tokio.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us