• July 30, 2021
 Ju doli në mbrojtje emigrantëve që shkelën kodin rrugor, Leonora Jakupi sqaron deklaratën


Dy qytetarë nga Kosova u gjobitën në Shqipëri para pak ditësh, sepse po lëviznin me makina luksoze me shpejtësi ekstreme 230 km në orë. Kjo shkaktoi reagime të shumta mes tyre edhe të këngëtares Leonora Jakupi. Ndryshe nga shumë të tjerë, kjo e fundit ju doli mbrojtje emigrantëve, duke u shprehur se nuk e meritojnë gjithë këtë sulm.
Ajo u shpreh se ne nuk jemi më të mirë se ta dhe se duhet t’i lëmë të qetë të kënaqen në vendin e tyre e kjo deklaratë i habiti të gjithë.

“Cka keni more me tan keto sulme per mergaten tone? Jo po garojne me vetura, jo po parkohen keq spo i respektojne rregullat ne komunikacion etj etj A mos jemi na ma mire se ata? Apo keni harru qe jemi brum i njejt? Leni njerezit le te kenaqen ne vendin e vet, teke fundit secili paguan per gabimin e vet! Gezuar Diasporë”, shkroi Leonora në reagimin e saj.

Duke qenë se shumë persona nuk e pritën mirë këtë deklaratë të saj, Leonora është detyruar të bëjë një sqarim në Instagram. Ajo shprehet se nuk mbron ata që rrezikojnë jetën e njerëzve të tjerë, por nuk është dakord që gjithë emigrantët të paragjykohen për gabime të disa personave të veçantë.

“Ta keni parasysh qe une nuk mbroje njerez qe rrezikojne jeten e vet dhe te qytetareve. Une mbroje te drejten e Diaspores, jo cdo gabim individual duhet ti mvishet mergates! Ps: si duket mediat ne Shqiperi nuk e kan as iden me te vogel sa cka po ndodhe ne Ks. viteteve te fundit”, shkruan Jakupi





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us