• July 30, 2021
 Jashari: Besoj se mund ta eliminojmë Feyenoordin, do të shkojmë për fitore


Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari ka paralajmëruar se skuadra e tij, do të udhëtojë në Holandë javën e ardhshëm për ta eliminuar Feyenoordin.

Ndeshja e sotme e zhvilluar në “Fadil Vokrri” është mbyllur pa gola (0-0).

Tutje Jashari ka thënë se beson se Drita do të triumfojë në Rotterdam me rezultatin 1-0.

“E kemi ditur se kush është Feyenoordi. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne e kemi analizuar mirë kundërshtarin. Përgëzoj bashkëlojtarët për angazhimin”.

“Asgjë nuk ka përfunduar pasi e kemi edhe në ndeshjen e kthimit, ku do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv. Do të jetë 0-1 për ne në duelin e kthimit”, ka thënë Jashari.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin “De Kupi”. /Telegrafi/

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us