• July 24, 2021
 Ja kush e transmeton ndeshjen e sotme të Dritës


Pasi kaloi skuadrën e Deçiçit në rrethin e parë të UEFA Conference Leagues, Drita do të ketë një përballje tejet të vështirë në raundin e dytë të garave. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu do të dueloj me skuadrën e famshme dhe të suksesshme holandeze, Feyenoordin.

Ndeshja mes tyre luhet të enjten me fillim nga ora 21:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

Feyenoord luan në këtë kompeticion për herë të parë, pasi sezonin e kaluar e përfundoi si e pesta me 59 pikë të grumbulluara nga 34 ndeshje dhe duke mbetur pas Vitesses, Az Alkmaar, PSV dhe Ajax. Drita nga ana tjetër ishte e dyta në Superligën e Kosovës në Futboll.

Sa i përket vlerës së lojtarëve, historisë së skuadrave dhe kualiteteve brenda ekipeve holandezët janë ndjeshëm të favorizuar megjithatë Drita do të provoj të futet në ndeshje për të luajtur shancet e saja.

Skuadra fituese do të kalojë raundin dhe poashtu do të futet në shortin e raundit tjetër teksa humbësit do të përshëndeten me garat evropiane për këtë vit.

Treshja e gjyqtarëve që do ndajnë drejtësinë në këtë përballje vijnë nga Finlanda dhe janë: Anti Munukka, Jukka Hankanen dhe Turkka Joonas Valjakka teksa edhe gjyqtari i katërt është Dennis Antamo poashtu finalndez.

Mungesat e skuadrave:

Feyenoord: Ridgeciano Haps (nuk është regjjistruar për gara evropiane), Lutsharel Geertruida (i lënduar), Aliou Balde (i lënduar), Marouan Azarkan (i lënduar) dhe Alireza Jahanbakhsh (nuk është pjesë e listës, pasi u transferua këtë javë)

Drita: Kastriot Rexha (nuk është pjesë e listës)

Më të rejat nga skuadra e Feyenoordit:

*Vlera totale e lojtarëve të Feyenoord kap shifrën prej 98.9 milionë euro kurse vlera e lojtarëve të Dritës është vetëm 3.2 milionë euro.

*Lojtari kryesor i Feyenoord është Marcos Senesi, qendërmbrojtësi argjentinas ka vlerër në merkato prej 19 milionësh teksa është 24 vjeçar dhe ka luajtur për skuadrën e të rinjëve të Argjentinës, mirëpo jo dhe atë A.

*Ata kanë ndryshuar trajnerin në fillim të këtij sezoni me Dick Advokat që është shkarkuar dhe vendin e tij e ka zënë Arne Slot, që si trajner ka udhëhequr edhe skuadrën e tjetër të famshme holandeze, AZ Alkmaar kurse si lojtar ka luajtur në Eredevise për shumë skuadra në vitet e 2000-ta.

*Feyenoord ka bërë një merkato mjaftë të bujshme duke afruar në skuadër lojtarin e krahut nga Brightoni, Alireza Jahanbakhsh dhe duke rikthyer në skuadër si huazim mesfushorin Guus Til nga Spartaku i Moskës. Nga ana tjetër edhe largimet janë të mëdha, pasi me skuadrën janë përshëndetur heroi i fansave, Steven Berghuis që ka qenë edhe pjesë e kombëtares holandeze në Euro 2020 dhe sulmuesi i rrezikshëm Luciano Narsingh.

*Për tu kualifikuar në UEFA Conference League, Feyenoord është dashur të kaloj fillimisht në një process “play-out” në ligën holandeze, aty ku fillimisht në gjysmëfinale ka mposhtur 2-0 Spartën e Roterdamit e pastaj edhe në finale e ka mundur me të njejtin rezultat Utrecht-in.

Më të rejat nga skuadra e Dritës:

*Trajner i skuadrës që dy sezone e gjysmë është Ardian Nuhiu, i cili Dritën e ka drejtuar në 94 ndeshje nga të cilat 50 janë fitoret, 19 barazimet dhe vetëm 17 humbje.

*Skuadra ka transferuar disa lojtar në këtë afat kalimtar, nga të cilët emrat më të rëndësishëm janë: Marko Simonovski, Prince Balde, Muharrem Jashari, Arbnor Muja dhe Almir Kryeziu që të gjithë të rrëmbyer nga skuadrat e tjera kosovare, Feronikeli, Arbëria dhe Trepça ’89. Nga largimet ata me më së shumti peshë janë padyshim veteranët: Xhevdet Shabani, Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani mirëpo edhe Ergyn Ahmeti.

*Në raundin e parë kualifikues, Drita ka eleminuar Deçiçin nga Mali i Zi duke e mposhtur në të dy ndeshjet si vendase e poashtu edhe si mysafire me rezultatet 2-1 dhe 1-0.

*Për herë të parë qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, tifozët e zjarrtë “Intelektualët” do jenë të pranishëm në stadium ndërsa poashtu do ketë edhe tifoz të skuadrës mysafire nga tifogrupi “Het Legioen” që në sezonin 2000/2001 janë shpallur si tifozët më të mirë në Evropë.

11-shet e mundshme startuese:

Drita: Maloku(P) – Limani(C), Cuculi, Balde, Arago – Jashari, Vucaj, Fazliu – Muja, Kryeziu, Simonovski

Feyenoord: Biljow(P) – Pedersen, Senesi, Hendriks, Malacia – Fer(C), Kokcu, Til – Sinisterra, Jorgensen, Linssen




Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us