• August 1, 2021
 Istogu bën goditjen e madhe, nënshkruan me yllin e Flamurtarit


Skuadra nga rrafshi i Dukagjinit ka zyrtarizuar mbrojtësin Veton Kabashi.

Në fakt për Kabashin është një rikthim te Istogu las tetë viteve të kaluara te Flamurtari.

Qendërmbrojtësi shtatlartë ka qenë edhe kapiten i kuqezinjve dhe njëri nga më të mirët në vitet e fundit.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Istogu transferon super mbrojtësin Veton Kabashi!

Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me super mbrojtësin Veton Kabashi.

Të hënën do të prezantohet Veton Kabashi si lojtari më i ri i Istogut, ku edhe do të nënshkruajë kontratën një vjeçare.

Kabashi ishte kapiten dhe liderë i skaudrës së Flamurtarit për tetë vite me radhë, ku ishte lojtari më i dalluar në fazën e mbrojtjes.

Mbrojtësi Kabashi më përvojën e tij dhe me kualitetet e larta që i posedon do ti ndihmojë shumë skuadrës së Istogut, drejt arritjeve të objektivave në edicionin e ri 2021-2022!

Vetoni ka vendosur që ti refuzojë shumë skuadra të Superligës, vetëm e vetëm që ti bashkohet klubit të qytetit të tij, ku edhe i mësoi hapat e parë si futbollistë.

Mirë se u ktheve në shtëpi #VetonKabashi #FCIstogu

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us