• July 28, 2021
 Gjykata e la për 40 ditë në paraburgim, Fjolla Morina i habit të gjithë, sërish me pushime


Pas disa muajsh në arrati, Fjolla Morina u arrestua mëngjesin e djeshëm në Prishtinë nga Policia e Kosovës. Këngëtarja u kap me armë në pikën kufitare të Morinës në Kukës vitin e shkuar dhe për të u caktua nga Gjykata arrest shtëpie. Pas vendimit, Fjolla vendosi të merrte rrugën e arratisë, duke thyer kështu masën e caktuar për të.
Këngëtarja zgjodhi gjithashtu të ishte mjaft aktive në rrjete sociale dhe të publikonte momente nga jeta e luksit në Dubai dhe Maldive, ndërsa autoritetet po punonin për kapjen e saj.

Pasi ju vunë prangat në dyqanin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit të Kosovës, Fjolla Morinës i është caktuar para dy ditësh masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.

Ndërkohë postimi që artistja ka bërë ditën e sotme në llogarinë e saj personale në rrjete sociale me orën dhe vendin e saktë, i ka habitur të gjithë. Këngëtarja ka publikuar në Facebook një foto të saj nga pushimet, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë vajzën e vogël, Alyah.
Autoritetet ende nuk kanë reaguar lidhur me këtë gjë.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us