• July 23, 2021
 Fation Kuqari sfidon hapur Policinë e Shtetit dhe bëhet burim aksidentesh, filmon veten duke ecur me shpejtësi marramendëse (VIDEO)


Teksa Policia Rrugore ka shtrënguar masat dhe shtuar kontrollet për të ulur aksidentet rrugore, këto nuk vlejnë për ish-konkurrentin e Përputhen, Fation Kuqarin.

Ai ka filmuar veten mbrëmjen e djeshme dhe e ka publikuar në Instagram, teksa shihte duke ecur me një shpejtësi marramendëse.

Bëhet fjalë për 215 km/h, ndërsa deri tani ende nuk kemi një reagim nga ana e policisë. Duke qenë se Fationi, numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe ka impakt tek të rinjtë, në vend që të bëhej bashkë me Policinë Rrugore për të sensibilizuar qytetarët, ai jep shembullin më të keq.

Kujtojmë se vetëm në orët e para të ditës së sotme, ndodhi një aksident në Kamzë me vdekje, ndërsa kohët e fundit kemi pasur një shtim të aksidenteve me pasoja të rënda.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us