• July 30, 2021
 “Është e mrekullueshme”/ Rama përshëndetet me turistët çekë gjatë inspektimit në Tepelenë


Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimeve në Tepelenë, ai është përshëndetur me një çift turistësh cekë, ndërsa ata po shijonin pamjen nga rruga.

Ata janë shprehur se pamja është mrekullueshme në vendin ku ata kishin ndaluar.

Ai ka ndaluar për të parë segmentin e përfunduar Salari – Nivicë, që së bashku me segmentet Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç si dhe Lotin 3 të të rrugës së Lumit të Vlorës që përfundojnë të gjitha pranverën e ardhshme, do të lidhë Tepelenën e Përmetin me bregun e Jonit.

“Duhet promovuar turizmi se kush e sheh do të vijë prap, se njerëzit duhet të shijojnë gjithçka të jashtëzakonshme”, tha Rama.

“Salari, Tepelenë – Një ndalesë e shkurtër për të parë segmentin e përfunduar Salari – Nivicë, që së bashku me segmentet Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç si dhe Lotin 3 të të rrugës së Lumit të Vlorës që përfundojnë të gjitha pranverën e ardhshme, do të lidhë Tepelenën e Përmetin me bregun e Jonit përmes një pjese të mahnitshme ende të pazbuluar të Shqipërisë”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us