• July 23, 2021
 Duro flet pas fitores: Nuk i dhamë asnjë shans kundërshtarit, por kualifikimi ende i hapur


Laçi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Universitatea Craiovas, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në turin tjetër, ndërsa trajneri Shpëtim Duro u shfaq mjaft i kënaqur me performancën e kurbinasve, por bëri apel për përqendrim, sepse asgjë nuk ka përfunduar ende.

Sa i kënaqur jeni me suksesin?
Një fitore 1-0 ndaj një skuadre e cila deri në fund ka luajtur për titullin kampion në Rumani, mendoj se është një sukses i jashtëzakonshëm. Rezultati është pozitiv, por patjetër çdo gjë është e hapur për ndeshjen e kthimit, që gjithashtu duhet ta vlerësojmë maksimalisht.

Çfarë mund të bënte më mirë sot Laçi?
Kundërshtarët nuk krijuan rrezikshmëri në portën tonë, me përjashtim të një rasti në pjesën e parë. Ne nga ana tjetër mund të bënim më mirë në daljet në kundërsulm, pasi mund t’i vinim në vështirësi disa herë, megjithatë fituam dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër.

Cili ju pëlqeu më shumë dhe a prisnit më tepër nga Mazrekaj?
Në përgjithësi të gjithë kanë luajtur mirë, kanë zbatuar detyrat, se këto janë ndeshje të tilla që nëse do të çedojë një ose dy lojtarë, të krijojnë probleme. Pa përjashtim, të gjithë kanë luajtur mirë. Mazrekaj ka bërë super-ndeshje me Podgoricën. Sot në krah kishte një mbrojtës si Konte që i rrinte gjithë kohës në fundore. E kishin vlerësuar shumë Mazrekajn, ishte vlerësim i jashtëzakonshëm në mbulimin e tij.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us