• August 1, 2021
 Do të martohen së shpejti?! Dojna Mema dhe Vlashent Sata tregojnë publikisht planet


Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë në fund të vitit të shkuar. Dyshja ishin komentuar shpesh në media për një romancë të mundshme, por vetë ata nuk kishin konfirmuar ende asgjë nga aludimet për publikun. Sakaq, pas kësaj as nga ana e artistit por edhe moderatores nuk kanë munguar pamjet dhe deklaratat më romantike në rrjete sociale.

Së fundi dyshja kanë dhënë intervistën e parë çift tek Adi Krasta. Ata janë pyetur në lidhje me planet e së ardhmes dhe sigurisht a do ketë apo jo një dasmë.

Vlashenti tregoi se ai nuk i ka patur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë ai do t’ia plotësojë asaj dëshirës.
“Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”- tha ai duke qeshur.

Më tej, moderatorja tha se në dasmën e tyre do të jenë të ftuar të gjithë njerëzit e zemrës.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us