• August 1, 2021
 Debat me tone të larta Emini, Kusari-Lilës: Jena lodh t’u na krahasu gjithçka me 20 vjet, jeni votu për ndryshim



Një debat me tone te larta është zhvilluar mes deputetes Mimoza Kusari Lila dhe analistes Donika Emini në Debat Plus.

Kusari Lila tha se nuk janë konsultu me grupin parlamentar të Vetëvendosjes nëse duhet t’i kërkohet dorëheqja zv/ministrit Hysen Durmishit për vendimin e tiketës ngjitëse.

‘’S’e kam grupin parlamentar këtu, nuk jemi konsultu. Mirë është që deri në këtë javë me u sqaru gjitha faktet që kanë cu në këtë vendim’’, tha ajo.

‘’Jena lodh t’u e spinirat situatën. Duke krahasu gjithçka me 20 vjet. Nëse fol dikush për 20 vjet, mos të niset hiq. Se jeni votu për ndryshim. Kush ju ka konsultu brenda. Pse s’po jep ministri llogari. Kush është Durmishi me u çu e kam marrë vendimin, e kom heq vendimin. Plus në Facebook na kallxon neve, papërgjegjësi totale’’, tha ajo.

‘’Qeveri pa strategji. Ju jeni në dialog me Serbinë, me shku me qit një vendim edhe hop me hjek. ‘’

Kusari-Lila me ironi i tha ‘Falemnderit për ligjëratat në menaxhim dhe qeverisje Donika’.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us