• July 24, 2021
 Çka po ndodh?! Policia konfirmoi arrestimin e saj, Fjolla Morina shfaqet nga pushimet?!


Fjolla Morina është arrestuar ditë më parë dhe kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Ditën e djeshme (e mërkurë) Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur vendimin për këngëtaren shqiptare.

Gjykata mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri – ngase këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet atje.

Por ditën e sotme ajo habiti të gjithë duke publikuar një fotografi nga pushimet!

Në imazhin e publikuar në profilin e saj në Instagram ajo shihet me vajzën e saj të vogël e veshur me bikini në një pishinë.

Në fotografi gjithashtu janë cekur ora dhe dita e publikimit të fotografisë, duke ngjallur dyshimet nëse këngëtarja ka arritur ta bëjë një gjë të tillë edhe nga paraburgimi.

Duke qenë se arrestimi i saj është konfirmuar edhe nga vetë policia, dyshimet shkojnë se fotografia është realizuar kohë më parë ndërsa është publikuar nga dikush tjetër që menaxhon llogarinë e saj.

Fjolla është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, pasi e njëjta është e dënuar me gjashtë vite burg në Shqipëri për kryerjen e veprës penale “trafikim i armëve dhe municionit”.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us