• July 30, 2021
 CDC-ja mbështet përfitimet e vaksinës J&J në mesin e raportimeve të efekteve anësore


Pavarësisht raporteve të një çrregullimi të rrallë neurologjik që u shfaq te disa persona të cilët janë vaksinuar me vaksinën Johnson&Johnson, benefitet e saj tejkalojnë rreziqet.

Kështu bënë të ditur këshilltarët nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Javën e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) paralajmëroi se në vaksinën J&J ekziston një rrezik i rritjes së sindromës Guillain-Barré (GBS) në gjashtë javët e para pas vaksinimit.

Zyrtarët në CDC vlerësuan rreziqet dhe përfitimet e vaskinës J&J, pas raportimeve paraprake nga FDA.

FDA ka raportuar 100 raste nga GBS te pacientët e vaksinuar me J&J, përfshirë këtu 95 raste të rënda.

Pas këtij raportimi, J&J ka deklaruar se përfitimet nga vaksina e saj tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Ndërkohë, anëtarët nga CDC-ja, shprehën mbështetjen e tyre për përdorimin e vazhdueshëm të vaksinës./GazetaShneta/



burimi i lajmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us