• July 23, 2021
 Buzëqeshja që do na mungojë, NIN-i po ikën përgjithmonë me dy episodet e fundit bombastike


Më 2 nëntor të vitit 2015, ekraneve tona iu bashkua emisionin Nd’rrimi i Natës, nën drejtimin e Alaudin Hamitit, në Klan Kosova.

Ky emision që fillimisht trajtonte tema sociale, ekomomike dhe të tjera, me pjesën e dytë për shoëbizin shqiptar, u bë njëri ndër më të shikuarit për shkak të mysafirëve, rrëfimeve emocionuese e shokuese, lajmeve ekskluzive e edicioneve festive.

Përveç këtyre, ky emision theu tabutë për temat rreth seksit. Kujtojmë këtu temën “Erotika dhe pornografia në këngët popullore”. Virale u bë plaku që recitoi një poezi pornografike e cila u shpërnda gjithandej.

Pos kësaj, Alaudini arriti të ketë përballë tij emra të mëdhenj të estradës, disa prej të cilëve nuk pranuan të dilnin në asnjë emision, madje kanë thyer rrjetin me ato që kanë deklaruar.

Getoar Selimi e Noizy, dy reperët të cilët rrallë herë kanë dalë në media për të folur reth karrierës dhe personale, zgjodhën Nd’rrimin e Natës, për t’u rrëfyer.

Nuk mbaron me kaq!

Moderatori shumë i dashur shqiptar, i cili ka bërë një rrugëtim të gjatë në gazetari, arriti ta bind edhe Loredanën të jetë pjesë e emisionit të tij. Reperja e famshme në Gjermani, nuk doli në asnjë media për të folur rreth muzikës dhe jetës së saj, ndarjes me Mozzik dhe shumëçka tjetër.

Pas saj, edhe Mozziku i cili ‘heshti’ për një kohë të gjatë pas asaj që ndodhi me Loredanës, erdhi në NIN dhe u rrëfye.

Madje deklaratat e tij për një ribashkim të mundshëm mes tij dhe Loredanës, u bë viral. Ai pati thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte më, por për fatmirësisht, çifti u ribashkua dhe fjalët siç thonë ‘shpesh i merr era’.

Në NIN nuk pati vetëm muzikë!

Në këtë emision i cili u bë pjesë e shumë familjeve shqiptare, pati edhe lot. Kujtojmë tërmetin vdekjeprurës në Shqipëri – 29 nëntor të vitit 2019.

Në atë kohë, Hamiti e rezervoi emisionin bashkë me Arbër Hajdarin nga “Fundjavë ndryshe” për të mbledhur para për të prekurit nga tërmeti, ata që kishin humbur më të dashurit e tyre, në një mënyrë tragjike.

Një telefonatë e një gruaje nga Peja e cila ishte e sëmurë me kancer, e që dhuroi 50 euro për shqiptarët, preku dhe përloti moderatorin.

Kthehemi tek gjërat interesante që ndodhën në po këtë emision.

Intervista e një iluzionisti u shikua më shumë se 157 mijë herë, për shkak të trikave që ai bëri në ekran.

Brenda këtyre gjashtë viteve me Nd’rrimin e Natës, ju keni pasur mundësi edhe të argëtoheni në çdo fundvit, por shpesh herë edhe në mes të emisionit me artistë të cilët vlerësohen shumë nga publiku.

11 milionë shikime i mblodhi videoja në të cilën këndojnë live Flori Mumajesi e Shkurte Gashi këngën “Tu luta”.

Përveç tyre, Artjola Toska, Bruno e Klajdi ndezën skenën gjigante të NIN, madje nga atmosfera e jashtëzakonshme, e thyen atë.

Njësoj u dëgjua dhe u shikua Albina Kelmendi.

Këngëtarja shkeli në studion e Hamitit, duke argëtuar shikuesit me disa këngë të njohura shqiptare.

I kthehemi ekskluziviteteve.

Me patjetër duhet ta kujtojmë prezencën e Armend Rexhepagiqit në NIN.

Këngëtari i cili ‘humbi’ për një kohë të gjatë, erdhi në këtë emision përballë Alaudin Hamitit, për të treguar shumëçka rreth jetës dhe muzikës.

 

Plot 400 mijë shikime i mori edhe videoja ku prezente ishte Dafina Zeqiri – njëra ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Në “Haje ose Thuaje”, Alaudini bashkë me Dafinën kënduan këngën “Një herë në jetë”, e cila më pas u bë virale për shkak të zërit të moderatorit i cili u mundua në maksimum të dilte sa më mirë (hahaha).

Pra, të shkruash për mysafirët e Nd’rrimit të Natës dhe të gjitha që kanë ndodhur gjatë këtyre gjashtë viteve, na duhet goxha kohë e gjatë.

Përveç këtyre që kemi përmendur më lart, të ftuar ishin shumë të tjera si Ledri Vula, Gjiko, Lumi B, Don Xhoni, Skerdi, Lori, Capital T, Buta, Nora Istrefi, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Getinjo, Rina Balaj, Fero, Enca, Albërije Hadërgjonaj, Teuta Krasniq, Blero, Elita Rudi, Adrola Dushi, Shefqet Krasniqi, Tayna, 2TON, Shpat Kasapi, Gold Ag, Meda, Stresi, Adelina Ismajli, me një fjalë pothuajse TË GJITHË.

Së fundmi, e ftuar ishte Shkurte Gashi, e cila u kthye në NIN pasi u bë nënë, duke treguar gjithçka nga jeta e saj personale. Ajo i dha fund shumë thashethemeve dhe tregoi të reja nga jeta e saj private dhe muzikës.

Deri në lamtumirën e këtij emisioni fantastik, kanë mbetur vetëm edhe dy episode.

Hamiti ka arritur sërish të ftojë dy nga artistet më të kërkuara për momentin, të cilat do të flasin gjithçka!

Mbani sytë në Klan Kosova për edhe dy të diela sepse pas tyre, nuk do të ketë më NIN – kaq ishte me Alaudin Hamitin sa i përket Nd’rrimit të Natës.

Moderatorit që solli emocione, lot, gëzime, të qeshura pa fund, i urojmë më të mirat e mundshme në rrugëtimin e tij tani e tutje…

Lamtumirë Nd’rrimi i Natës – faleminderit që na fale kujtime të bukura…

The post Buzëqeshja që do na mungojë, NIN-i po ikën përgjithmonë me dy episodet e fundit bombastike appeared first on Privé – Faqja Zyrtare.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us