• July 30, 2021
 Brazili i jep leksion Gjermanisë, Spanja e “yjeve” debuton me barazim!



Brazili i futbollit i nisi në mënyrën më të mirë Lojrat Olimpike Tokyo 2020. Në debutimin e saj  në grupin D Seleçao mposhti pa vështirësi Gjermaninë me rezultatin 4-2 në një ndeshje të dominuar nga ameriknao-jugorët të cilët nëse do ishin treguar më të saktë para portës do ta kishin fituar me një rezultat shumë më të thellë. Heroi i padiskutueshëm i Brazilit ishte sulmuesi i Everton Richarlisson i cili realizoi tre herë në fraksionin e parë të lojës për brazilianët të cilët humbën edhe një 11-metërsh me sulmuesin e Hertha Berlin Cunha. Në pjesën e dytë Gjermania ngushtoi shifrat me golat e Amiri dhe Ache duke u rikthyer në ndeshje për pak minuta por në fund Paulinho  i ardhur në fushë nga stoli vulosi fitoren e Seleçaos me golin e 4-2. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Bregu i Fildishtë mori tre pikët e para pasi mposhti 2-1 Arabinë Saudite me golin e fitores që për afrikanët u realizua nga mesfushori i Milanit Franck Kessie.

Zhgënjeu Spanja favoritja kryesore për të triumfuar në Lojrat Olimpike teksa me lojtarë si Unai Simon, Pau Torres, Pedri, Ceballos, Asensio, Olmo e Oyarzabal në skuadër nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë përballë Egjiptit në grupin C. Në sfidën tjetër të këtij grupi Australia bëri surprizën duke fituar 2-0 përballë Argjentinës. Pësoi një humbje turpëruese Franca e emrave si Gignac-Thauvin e Tousart që në grupin A u mposht me rezultatin 4-1 nga Meksika me sulmuesin veteran Gignac i cili luan pikërisht në kampionatin meksikan që realizoi golin e vetëm për gjelat me penallti. Në sfidën tjetër të këtij grupi Japonia vendase mposhti 1-0 Afrikën e Jugut ndërkohë që në grupin B Zelanda e Re theu 1-0 Korenë e Jugut dhe me të njëjtat shifra Rumania mposhti Hondurasin.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us