• July 28, 2021
 Asambleistja e VV-së Të palogjikshme veprimet e opozitës në Prizren



Asambleistja nga Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dafina Alushani, ka thënë se veprimet që ndodhën këtë të enjte në seancë nuk ishin të logjikshme.

Kuvendarët e opozitës nuk kanë votuar sot asnjë pikë të rendit të ditës të Kuvendit Komunal, përfshirë edhe atë “Riparcializimit për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë – Parku i Biznesit”, për të cilën kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tha se është kundër punësimit të rinisë dhe zhvillimit të komunës.

Të njëjtën e tha edhe Alushani se Parku i Biznesit është interes i qytetarëve dhe bizneseve, prandaj në pika të tilla s’duhet të ketë ndasi partiake.

“Është fakt që ne (Vetëvendosje) nuk i kemi numrat, por në disa raste dhe projekte duhet të tejkalohetn numrat, sepse fundja po dëmtohen bizneset”.

Ajo tha se nuk arsyetohet prolongimi i një procedure për shkak të inateve partiake.

“Vazhdimisht rekomandohet që të shtyhet që përgjegjësia jonë për këtë mandat të lihet për mandatin tjetër. Ky është edhe një mesazh ndaj kryetarit Haskuka që s’ka komunikim me opozitën, duke synuar që të thonë se edhe ata kanë peshë dhe duhet komunikuar”.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us