• July 28, 2021


Policia e Kosovës ka arrestohen dy persona si të dyshuar për përfshirje në veprën penale “tregti e ndaluar” dhe ka konfiskuar një sasi duhanit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media.

“Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të  dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Policisë, ky operacion është realizuar për shkak të dyshimit se të dyshuarit e  lartshënuar kane kryer veprën penale ‘tregti e ndaluar’. Ata në shtëpitë e tyre  kanë përpunuar, grirë dhe paketuar duhan të cilin më pas e kanë plasuar në treg. Duhanit të përpunuar i kanë vendosur lloje të ndryshme të firmave të duhanit. Një sasi e madhe e  duhanit të grirë të përpunuar,  të papërpunuar dhe cigaret pa banderol , makinat për grirje dhe përpunim të duhanit janë sekuestruar nga  Doga e Kosovës.

 Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën të avokateve, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim mbi ndalimin të personave, të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us