• July 23, 2021
 Akademiku gjerman: Biden nuk do të refuzojë Erdoganin, do të lobojnë bashkë për pavarësinë e Kosovës


Biden nuk do të refuzojë ofertën e Erdoganit që së bashku të lobojnë që sa më shumë shtete të pranojnë Kosovën, ka thënë akademiku i pavarur gjermane Franc – Lotar Altman, duke shtuar se mbetet të shihet sa mundet të kontribuojë Erdogan në këtë çështje, shkruan “Danas”.





Altman kështu ka komentuar për “Danas” deklaratën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, se do përpiqet që sa më shumë shtete në botë të pranojnë Kosovën, si dhe gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të i propozojë presidentit të ShBA-ve Joe Biden që të punojnë së bashku rreth kësaj çështje.

Sipas tij, Erdogan është “politikan që thjeshtë nuk mund ta kuptoni seriozisht”.

„Ai flet sot diçka, e diçka tjetër nesër. Kosova është komb islam dhe në parim, Erdogan po ashtu mbështet bashkësinë boshnjake-islame në BeH. Natyrisht një deklaratë e tillë mund të i bëjë dëm raportit të tij me Vuçiqi, por është interesant pse pikërisht në këtë moment ai vendosi të flas për një temë të tillë“, përfundoi akademiku gjerman.

“Erdogan është politikan i madh, realisht edhe Turqia është fuqi e madhe. Do të përpiqem të bisedojë me të, deri me 1 shtator sipas marrëveshjes së Uashingtonit të dy palët duhet të përmbahen mos të lobojnë për njohje apo çnjohje”, tha Vuçiqi sot, i pyetur të komentojë deklaratën e presidentit turk.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us