• July 30, 2021
 A rrezikon karantinë sërish Shqipëria në shtator? Zv.ministrja e Shëndetësisë flet për variantin ‘Delta’, nga simptomat tek masat që mund të merren




eugena tomini

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e vë theksin tek domosdoshmëria e vaksinimit të plotë të qytetarëve dhe me të dyja dozat, pasi njëra dozë nuk mjafton për të të mbrojtur nga Covid-19 dhe variantet e reja të tij.

Duke folur në një intervistë në News24, Tomini tha se është e gabuar ideja që po qarkullon mes qytetarëve se vaksinimi në muajin shtator është më i mirë pasi të mbron më shumë për viruset gjatë stinës së dimrit.

Ajo shpjegoi se marrja e dy dozave të vaksinës anti-Covid do një kohë të caktuar për të krijuar imunitetin në trupin e njeriut.

“Covid-19 do jetë prezent, edhe variantet e tij do jenë prezent dhe ka gjasa që mund të qarkullojnë edhe si viruset e tjera respiratore dhe me këtë ndryshim të sjelljes e me përshtatjen që do kemi dhe një virus të ri në qarkullim, do duhet të përshtatemi edhe ne. Mbi të gjitha gjasat është shumë e rëndësishme të kemi në vaksinim të plotë”, tha Tomini.

E pyetur për variantin Delta që duket se ka ‘mbërthyer’ shumë shtete të botës, nëse po qarkullon edhe në Shqipëri, Tomini iu referua deklaratës së ekspertëve të OBSH që kanë paralajmëruar se në mes të muajit gusht do ketë një kulmim të përhapjes së këtij varianti në botë.

Ne kemi mëse dy javë që themi për sinjale e më pas në elemente të dyshimtë në analizat që ka detektuar ISHP. Me tu marrë kampionet e dyshuara janë dërguar në Berlin, do bëhet këmbimi i rezultateve.

Elementë sinjalistikë të diagnostikimeve laboratorike u mbështetën dhe nga të dhëna epidemiologjike kur një kkinikë më pak e zbehtë apo lëvizjet e takimet me turistë i kanë përforcuar këto sinjale të dyshimta’.

Tomini shpjegoi edhe simptomat që ka varianti Delta i koronavirusit, duke apeluar që të mos neglizhoheh shenjat klinike në asnjë grupmoshë.

“Sipas gjasave është një sëmunde që transmotohet përmes sperklave mban të njëjtën rutinë si covid por duhet theksuar që tansmetueshmëria është shumë herë më e lartë dhe absolutisht edhe Shqipëria s’mund të bëjë përjashtim e sipas gjasave gushti do shënojë edhe pikën e sundimit të Deltës gati në 90 % të varianteve qarkullues.

Shpesh gjejmë arsye për të specifikuar njuë gjendje klinike, që e kam nga kondisioneri, apo korentet, Delta ka shenja më të lehta klinikisht se sa covid,
ndryshoh në nivelin e shihjes e nuhatjes që nuk predominon, por temperatura, dhimbje koke janë prezente, pra shenjat e një viroze stinore apo virurseve të tjerë.
S’duhet negliozhuar për individët që e kanë kaluiar covid, apo të pavaksinuar, as dhe të vaksinuar s’duhet të neglizhojnë shenjat.

Fëmijët kanë qenë receptivë por pa shfaqur shenja madhore klinike, e njëjta tendencë shihet edhe te Delta. Nuk duhet neglizhuar asnjë shenjë klinike në asnjë grup moshë”.

Pyetje: Një lajm tjetër që po qarkullon është se Shqipëria rrezikon të rimbyllet në karantië nëse do kemi përhapje të gjerë apo varianteve të tjera, thonë se Shqipëria mbyllet në shtator, është kështu?

Tomini: Sigurisht që deri në këto momente Shqipëria ka mbajtur nivelin e masave të moderuara dhe cdo gjë është kryer në varësi të situatës epidemiologjike, indikatorëve, pozitivitetit, e njëjta linjë do mbahet edhe në vijim edhe përkundrejt Deltës që parashikohet të sundojë qarkullimin.

Cdo element përkundrejt masave shrenguese varet në varësi të prezencës së Deltës, agresivitetit, e indikatorëve matës. Janë masa që ndryshojnë, situata është dinamike. Parasahikimet janë të gjitha parashikime asgje s’është e sigurt përkundrejt situatës epidemiologjike, ekspertë ndërkombëtarë s’janë të sigurt kundrejt parashikimeve, jemi duke ndjekur të njëjtën linjë e rekomandim si gjithë shtetet e botës.

© Panorama.al





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us