• August 1, 2021
 ​Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren në Tokio 2020



Sot është hedhur edhe shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike të Tokio 2020, ku boksierja jonë Donjet Sadiku ka mësuar kundërshtaren e saj për në raundin e parë.

Sadiku në kategorinë prej 57 kilogramë deri në 60 kilogramë, në raundin e parë do të përballet me Caroline Dubois të Britanisë së Madhe, përcjell KosovaPress.

20 vjeçarja Dubois, është kampione olimpike për moshat e reja, kampione e botës për moshat e reja, dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Normën olimpike ajo e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe në atë në Paris.

Trajneri i Donjeta Sadikut, Besim Brahimi ishte i pranishëm në ceremoninë e shortit, ku edhe tha që ky short ishte i pafat për boksieren e tij, por ka besim që Donjeta do ta kalojë pengesën e parë.

Sadiku do të zhvillojë meçin e parë më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe do të fillojë nga ora 06:24 në mëngjes me kohën tonë lokale, ndërsa në ora 13:24 me kohën lokale të Japonisë.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us