• July 23, 2021
 Zyrtare: Dukagjini transferon lojtarin e Dritës


Ergon Ahmeti është lojtar i ri i Dukagjinit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit klinas, shkruan Korrekt Press.

𝐏𝐞̈𝐫𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬, 𝐄𝐫𝐠𝐲𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢

Futbollisti me shumë përvojë në futbollin tonë është bashkuar me klubin e Dukagjinit. Ergyni luan si mesfushor qendror, ndërsa vjen nga klubi i Dritës, me të cilin ishte aktivizuar gjatë sezonit të kaluar.

I lindur më 21 dhjetor 1995, njëzetepesëvjeçari më parë ishte paraqitur te klubi nga Mitrovica, Trepça. Ergyni suksesin më të madh e kishte me klubin nga kryeqyteti, Prishtina. Klub me të cilin është paraqitur në garat europiane, pikërisht nën urdhërat e Dallkut.

Mirë se vjen Ergyn, shumë suksese!

The post Zyrtare: Dukagjini transferon lojtarin e Dritës appeared first on Korrekt Press.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us