• July 24, 2021
 Zhduku kryqin nga videoklipi, Capital T paska një sqarim për veprimin


Pas publikimit të videoklipit të artistit Capital T javën e shkuar kanë nisur kritikat ndaj artistit. Fansat dhe publiku vunë re se reperi kishte fshirë në klipin e tij kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në të cilën është xhiruar ky projekt muzikor. Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat të Capital T nuk e pritën mirë këtë fakt.

“Ke bërë gabim ke fshirë kryqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet respektuar… në myslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar”, shkruan një komentues.

Pas gjithë kritikave që mori, Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai shpjegon për gjithë fansat se në fakt nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us